Stavilevci: Përfaqësues të palës serbe pyetën nëse mund të transportojnë para, ua sqaruam rregulloren e BQK-së

Banka Popullore në Serbi sot përmes një deklarate për media tha nuk u lejua dërgimi i dinarëve në Kosovë.
Lidhur më ketë Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci sqaroi për portalin rtv21.tv se sot në pikën kufitare në Jarninje përfaqësues të palës serbe kanë pyetur nëse mund të importojnë para.
“Ne ua kemi sqaruar se pa pasur autorizim nga Banka Qendrore e Kosovës nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare“, tha Stavilevci. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?