Interesim i serbëve për t’u pajisur me pasaporta kosovare, mbi 2 mijë aplikime gjatë janarit

Gjatë muajve të fundit ka pasur një rritje të aplikimeve nga qytetarët e komunat me shumicë serbe për tu pajisur me pasaportë të Kosovës.
Sipas të dhënave që Ministria e Brendshme e Kosovës i ka dërguar për RTV21, shihet se gjatë muajit janar të këtij vitit në komunat me shumicë serbe janë bërë 2 mijë e 496 aplikime për pasaportë.
Këto të dhëna tregojnë se më së shumti aplikime për tu pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës janë në komunën e Graçanicës, e ndjekur nga Mitrovica Veriore ,Shtërpca etj.
”Për muajin janar 2024 janë 71105 aplikime për pasaportë, ndërsa në komunat me shumicë serbe për muajin janar 2024 janë 2496 aplikime për pasaportë. Më së shumti aplikime për tu pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës janë në komunën e Graçanicës, e ndjekur nga Mitrovica Veriore ,Shtërpca etj.”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Aplikime për pasaporta prej 01.01.2024 deri me 06.02.2024 në komunat me shumicë serbe, janë si me poshtë:
Leposaviq 182
Novobërdë 152
Shtërpcë 383
Z.Potok 157
Zveçan 126
Graçanicë 616
Partesh 223
Kllokot 163
Mitrovica Veriore 494
Total 2496
Ministria e Punëve të Brendshme ka deklaruar se ka material të mjaftueshëm që ti plotësojë të gjitha kërkesat e qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?