Skemat piramidale, policia sekuestron disa aparate në Skenderaj

Nën dyshimet për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, Policia e Kosovës sot në Skenderaj ka identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.
Me këtë rast, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dy aparate, pesë televizorë, katër monitorë, tri shtëpiza, një printer, dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person, i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa, hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?