Deputeti turk pësoi atak në zemër në parlament

Një ligjvënës turk u rrëzua papritmas në parlamentin e Turqisë pasi raportohet se pësoi një atak në zemër pas një fjalimi në të cilin foli për Izraelin.
Hasan Bitmez, 53-vjeç, ra në dysheme pasi mbajti një fjalim në sallën e Asamblesë së Përgjithshme në Ankara, incident ky i cili nxitoi politikanët e tjerë që t’i dalin në ndihmë.
Duke përmbyllur fjalimin, Bitmez tha: “Ne ndoshta mund të fshihemi nga ndërgjegjja jonë, por jo nga historia”, duke shtuar se “Izraeli do të vuajë zemërimin e Allahut”, siç raportohet nga “The Yeshiva World”.
Në atë moment ai ra në gjunjë përpara se të shtrihej në shpinë. Turhan Çomez, një deputet nga Partia Kemaliste IYI dhe një mjek i trajnuar, thuhet se ishte i pari që ndihmoi rivalin e tij politik.
Fahrettin Koca, ministër i Shëndetësisë i Turqisë, tha sot se Bitmez ishte “i shqetësuar” gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme, duke shtuar se ai aktualisht po trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të Ankarasë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?