Shtetasit kosovar i gjenden vizitkarta me mbishkrime nacionaliste në Bërnjak

Një shtetas kosovar është arrestuar dje në pikën kufitare në Bërnjak pasi iu gjetën fanella e vizitkarta me mbishkrime nacionaliste.
Policia ka njoftuar se në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar shtatë fanella dhe 148 vizitkarta që mbanin mbishkrime nacionaliste.
Rasti është hapur për “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.
” Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 7 fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?