Ndryshon numri i kërkesave për pajisje me pasaportë të Kosovës

Mbi 300 mijë qytetarë u pajisen me pasaportë të Kosovës vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti. Numri më i madh i kërkesave ishte në tre mujorin e parë, pas vendimit që kosovarët mund te udhëtojnë pa viza drejt vendeve të zonës Shengen.
“Tre mujori i parë ishte shumë, kërkesat ishin të mëdha, tani kërkesat janë më të ulëta. Jemi në atë suazën normale sikur në vitet e kaluara që ka qenë para liberalizmit të vizave”, thotë Camaj.
Camaj thotë se nga janari deri në shtator janë regjistruar mbi 380 mijë automjete, derisa thekson se nga prilli regjistrimi është kushtëzuar me pagesën e gjobave.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?