Kaloni te përmbajtja kryesore

Shpërthim në Veri të Mitrovicës, lëndohen dy persona

Dy persona janë plagosur në Veri të vendit si rezultat i një shpërthimi të ndodhur pak para mesnatës, këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka treguar se njëri nga personat e lënduar është në gjendje më të rënduar.

”Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granate dore te hoteli Bisevac në rr. Knjaz Millosh Mitrovicë Veri,  si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar  7 vetura dhe dy persona janë  lënduar,  njëri ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësit policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Elshani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button