Arrestohen edhe dy kërkuarit e tjerë në operacionin e policisë, “Golfi”

Policia ka njoftuar se ka arretsuar dy persona të cilët ishin në kërkim në kuadër të operacionit të antidrogës të koduar me emrin “Golfi” nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë me inicialet G.M. dhe Sh. M.
“Gjatë një operacioni taktik sot reeth orës 14:00 Njësia e antidrogës në Prishtinë në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin G.M., në brendi të shtëpisë së cilën strehohej, kurse Sh.M. është arrestuar në një shtëpi afër gjatë tentim arratisjes” , thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda dhe me urdhër të tij i dyshuari Sh. M. dërgohet në burg për vuajtje të dënimit prej dy vite e gjashtë muajsh, kurse i dyshuari G.M. dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?