Kaloni te përmbajtja kryesore

​Shpërthen një gyp në minierën e Stan Tërgut

Ndërmarrja Trepça ka dalë me sqarim lidhur me shpërthimin e sotëm në Stan Tërg.

Rasti ka ndodhur gjatë ndërrimit të parë, rreth orës 10:15, gjatë procesit të zbrazjes së hirit nga një cisternë transportuese në ambientet operative të Trepçës.

Bëhet e ditur se gjatë kyçjes së zorrës së kamionit, është dëgjuar një zhurmë në pjesën e sipërme të cisternës dhe është konstatuar dëmtimi i kapakut, duke sjellë daljen e një sasie të vogël hiri në sipërfaqe dhe krijimin e një shtrese pluhuri para objektit.

“Menjëherë është ndërhyrë nga ekipi teknik, janë kryer kontrollet e nevojshme, dhe është konstatuar se pajisjet ndihmëse gypi i sillosit dhe zorra e zbrazjes ishin funksionale. Sipas vlerësimeve fillestare, shkaktari i mundshëm është dobësimi i bulonave të kapakut, që ka lejuar rritjen e presionit dhe dëmtimin e tij. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar dhe dëme material. Pas ndërhyrjes teknike, pajisja është rikthyer në funksion të rregullt dhe puna ka vazhduar normalisht”, thuhet në sqarim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button