Kaloni te përmbajtja kryesore

Shkodra: VV kërkoi vetëm shfajësimin e vetës

Analistja Magbule Shkodra në emisionin “Click” në RTV21 ka komentuar zhvillimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke vënë në pah se letra e VV-së nuk kishte synim bashkëpunimin real, por vetëm justifikimin para opinionit publik.

”VV kërkonte vetëm shfajsimin e vetës, jam e sigurt se nuk e priste një përgjigje nga LDK-ja”, tha Shkodra ndër tjera.

Ajo tutje theksoi dallimet në sjelljen e elektoratit të partive kryesore, duke veçuar votuesit e LDK-së si më të hapur ndaj ideve të reja në krahasim me ata të PDK-së dhe AAK-së, të cilët, sipas saj, janë më të “betonuar” në qëndrimet e tyre.

”Elektorati i PDK-së dhe i AAK-së janë më të betonuar në partitë e veta kurse elektorati i LDK-së janë më të moderuarar  pranon edhe ide të reja”, tha Shkodra./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button