Shkaktohen dëme në kryeqytet për shkak të erërave të forta

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të erërave të forta janë shkaktuar disa dëme në ndërtesa dhe rrugë të kryeqytetit.
Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se ekipet kanë dalë në terren për sanimin e këtyre dëmeve dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë tjetër.
“Ju lutemi të keni kujdes të shtuar, shmangni në maksimum lëvizjet e panevojshme dhe për çdo rast lajmëroni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për siguri dhe Emergjenca në Prishtinë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?