Erërat e forta KEDS del me njoftim: Në një afat sa më optimal do të rikthehet furnizim i rregullt me energji elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se për shkak të erërave të forta që filluan sot në mesditë e që po vazhdojnë akoma në pjesën dërmuese të Kosovës, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik, kryesisht në shtylla dhe në përçues elektrikë.
Bëhet e ditur se ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike.
KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët dhe i siguron që në një afat sa më optimal do të rikthehet furnizim i rregullt me energji elektrike./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?