Kaloni te përmbajtja kryesore

Shefi i EULEX-it reagon për vrasjen e gruas në Pejë

Shefi i Eulexit, Giovanni Pietro Barbano ka reaguar në lidhje me vrasjet e grave në Kosovë.

Ai u shpreh se dënon ashpër rastet e fundit të femicideve në Kosovë, dhe se EULEX është i përkushtuar që të mbështes institucionet në luftën kundër këtij fenomeni.

“EULEX dënon ashpër rastet e fundit të femicideve në Kosovë. Si Mision për Sundimin e Ligjit, ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur institucionet vendore në luftën kundër këtij fenomeni të tmerrshëm, ku gratë janë kryesisht viktima”, ka shkruar Barbano në platformën “X”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button