Kaloni te përmbajtja kryesore

Borrelli nominon Lajçakun për ambasador në Zvicër, Aivo Oravin për ambasador të BE-së në Kosovë

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, emëroi 44 shefa të delegacioneve, shefat e zyrave, të ngarkuarit me punë të Bashkimit Evropian për rotacionin e ardhshëm diplomatik në Delegacionet e BE-së në mbarë botën.

Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së ka njoftuar se Procesi i emërimit të të nominuarve do të formalizohet pas aprovimit zyrtar nga vendet nikoqire, nëse është e nevojshme.

Në mesin e emrave që lidhen me Kosovën janë emisari aktual i BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Sipas listës së publikuar nga EEAS, Lajçaku është nominuar për Ambasador të BE-së në Zvicër.

Ndërkaq, për emrin e ri në këtë post ende nuk është nominuar askush.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button