Kaloni te përmbajtja kryesore

Sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicën Veriore

Policia e Kosovës ka sekuestruar aparate për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi në Mitrovicë të veriut.

Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se nuk ka persona të arrestuar.

“Rreth orës 16:00 është bastisur një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Policia gjatë bastisjes ka sekuestruar aparate për prodhimin e kriptovalutave”, ka thënë Elshani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button