Aston Villa mposht Tottenhamin e goditur nga lëndimet

Futbollistët e Real Sociedadit shënuan sot fitore si vendës kundër Sevilles me rezultat të ngushtë 2:1, në kuadër të javës 14 të La Ligës.
Marko Dmitrovic solli vendësit në epërsi qysh në minutën e dytë të ndeshjes, për të dyfishuar epërsinë 20 minuta më vonë përmes Umar Sadiq.
Mysafirët në pjesën e dytë arritën të zvogëlojnë epërsinë në 1:2 me golin e Youssef En-Nesyri në minutën 60.
Skuadra mysafire përfundoi ndeshjen me dy lojtarë më pak në fushë pasi me kartonë të kuq u ndëshkuan brenda dy minutash Sergio Ramos dhe Jesus Navas (në minutat 86, përkatësisht 87).
Real Sociedad ka 22 pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa Sevilla renditet e 15-ta me vetëm 12 pikë. Në tabelë prin Girona me 34 pikë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?