Kaloni te përmbajtja kryesore

Samiti Digjital dyditor “Prishtina 2022”

Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm për nivelin e kërcënimeve nga sulmet kibernetike në Ballkanin Perëndimor, ka thënë komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, duke shtuar se Unioni prej vitit të ardhshëm do të ketë një program për sigurinë kibernetike. Në një samit digjital, që po mbahet në Prishtinë, Kryeministri Kurti tha se institucionet e Kosovës në ditët e fundit kanë ndërmarrë masa operacionale të nivelit të lartë të sigurisë kibernetike.
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi tha se Unioni e ka të qartë se shkallën e rrezikut të sulmeve kibernetike në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë dhe vlerësoi se prej këtij viti ka nisur të hartohet strategjia për ruajtjen nga sulmet kibernetike. Varhelyi që foli përmes një paraqitjeje me video në Samitin Digjital që po mbahet në Prishtinë, tha se BE-ja e ka vendosur si pjesë të investimeve në Ballkanin Perëndimor çështjen e digjitalizimit. .
“Sa i përket sulmeve kibernetike që kanë ndodhur në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë, Bashkimi Evropian e ka parasysh këtë dhe e dinë mirë se sa duhet të jetë qëndrueshmëria dhe është rreziku i këtyre sulmeve kibernetike, sidomos në fushën gjeopolitike ku Ballkani Perëndimor është. Prandaj në vitin 2022 kemi një strategji për ruajtjen nga sulmet kibernetike, për këtë jemi duke ndërtuar një program për sigurinë kibernetike që do të fillojë vitin e ardhshëm”, tha Oliver Varhelyi, Komisioner për Zgjerim i BE-së.
Samiti Digjital që po mbahet në Prishtinë, erdhi në një periudhë të shtimit të sulmeve kibernetike ndaj një numri institucionesh të Kosovës, përfshirë edhe mediat, por me theks të veçantë ai u shtri në Shqipëri. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike meqë siç tha sulmet e tilla rrezikojnë edhe sigurinë kombëtare.
“Pra jo vetëm që do të ndalojnë këtë, por do të kenë një efekt më të rëndë në sigurinë kombëtare. Për këtë, këto nuk janë vetëm disa kërcënime të përditshme. Siç e dini para disa dite kemi pasur sulme kibernetike, duke ju qasur kësaj ne kemi marrë masa operacionale të nivelit të lartë të sigurisë”, tha Kurti.
Shqipëria ishte cak i sulmeve kibernetike për disa ditë me radhë dhe ajo identifikoi Iranin si vend i origjinës së sulmeve. SHBA, BE dhe NATO i dhanë mbëhstetjen Shqipërisë pas një vale të rëndë sulmesh kinbernetike.
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, tha se digjitalizimi tashmë është domosdoshmëri duke treguar shëmbullin e sulmeve kibernetike në Shqipëri.
“Digjitalizimi nuk është zgjedhje por domosdoshmëri. Kjo ngrit nivelet në gjitha aspektet dhe sektorët. Për këtë arsye duhet të jemi në hap me zhvillimet e reja dhe si qeveri t’i akomodojmë të gjitha këto… Sulmet kibernetike në një sulm të organizuar në mënyrë profesionale nga një shtet tjetër, mirëpo reagimi jonë dhe aleatëve tanë ka qenë i shpejtë për mbrojtjen ndaj këtyre sulmeve kibernetike”, tha Balluku.
Ndryshe në Maj të vitit 2018 Komisioni Evropian lansoi Agjendën Digjitale për Ballkanin Perëndimor në një Samit të tij të mbajtur në Sofje të Bullgarisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button