Policia i gjen armë 16 vjeçarit
Hetuesit e policisë së stacionit në Ferizaj, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore të Gjilanit, sot rreth orës 15:30 kanë kryer një bastisje në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj.
Policia tek i dyshuari R.M., 16 vjeçar, ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka konfiskuar një armë të zjarrit ( gjysmë automatike) pa fishkë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?