Kaloni te përmbajtja kryesore

Rreth 13 mijë nxënës më pak në bankat shkollore

Për dy vite mësimore në Republikën e Kosovës ka rreth 13 mijë nxënës më pak në bankat shkollore, ndërsa vetëm këtë vit janë rreth 4 mijë e 180 krahasuar me vitin e kaluar, ka thënë drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Për kp Ibrahimi derisa rendit sfidat në arsim të cilat janë identifikuar nga drejtorë komunal të arsimit, thotë se një numër i banorëve në vend që vijnë nga Lugina e Preshevës, nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës dhe si pasojë e kësaj nuk mund të aplikojnë për t’i marrë librat përmes platformës eKosova. Derisa shton, se mënyra më e mirë që të pajisen nxënësit me libra është ajo në të kaluarën.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button