Kurti pas humbjes së Kosovës: I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas humbjes së Kosovës në ndeshjen e mbrëmshme me Rumaninë.
Përderisa ai ka thirrur për “bashkim”, Kurti ka thënë se sfidat kalohen më lehtë bashkë.
”I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë. Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë!”, ka shkruar Kurti.
Kosova u mposhtë mbrëmë nga Rumania me shifrat 3-0./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?