Rrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e ka quajtur humbjen 3-0 nga Rumania turpëruese.
Mbrojtësi ynë mori përgjegjësinë për rezultatin e dëshpërueshëm si kapiten. Ylli i Napolit ishte i vetmi që foli pas ndeshjes për transmetuesin publik.
“3-0 në shtëpi është turpëruese. As unë nuk kam folur në dhomat e zhveshjes, pasi askush nuk e ka pritur këtë. Mos mendoni që është e lehtë për ne, edhe neve na dhemb. Të gjithë ne duam të arrijmë diçka të madhe”, deklaroi Rrahmani.
“E marr përgjegjësinë si kapiten për këtë humbje. Duhet patjetër të ketë ndryshime brenda fushës. Nuk mund të luajmë në këtë mënyrë dhe të humbim 3:0″.
“Siç po luajmë në fushë, është i pashpjegueshëm rezultati. Kemi lojtarë që bëjnë diferencën, por po mungon goli. Nuk po e kuptoj ende pse po ndodh kjo. Problemi është që po pësojmë gola.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?