Kaloni te përmbajtja kryesore

Misioni i SHBA-së në NATO: Po trajnohen ushtarë për t’i nisur drejt Kosovës

Një numër i ushtarëve amerikanë kanë marrë rrugën për të shërbyer në Kosovë.

Kjo u bë e ditur nga faqja e përfaqësisë së Ushtrisë së SHBA-së në NATO e cila ka publikuar disa fotografi të këtyre ushtarëve.

Anëtarë të Gardës Kombëtare të Idahos do t’i bashkohen misionit të KFOR-it në Kosovë dhe para se t’i bashkohen misionit të NATO-s në Kosovë për një vit, ata do të trajnohen në Teksas.

“Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i rajonit të Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për Aleancën”, ka shkruar Misioni i SHBA-së në NATO.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button