Prokuroria: Liburn Aliu u intervistua nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se ish-ministri Liburn Aliu u intervistua në cilësinë e të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kështu konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e PSRK-së, Arbnora Luta.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se i pandehuri L.A., është intervistuar në kuadër të veprimeve hetimore, lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Për shkak të fazës së procedurës nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, konfirmoi Luta.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?