Abdixhiku thotë se nuk ka zhvillime të reja për takimin me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se nuk ka zhvillime të reja lidhur me mundësinë e një takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ndonjë marrëveshje politike.
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdixhiku u pyet nga gazetarët nëse gjatë ditës pritet të zhvillohet një takim me Kurtin.
Ai tha se nuk ka asgjë të re përtej asaj që ka deklaruar në konferencën për media të mbajtur një natë më parë.
“Ju lutem, dje dhashë konferencë. Më lejoni pak kohë. Nuk ka asgjë tjetër”, deklaroi Abdixhiku, duke lënë të kuptohet se për momentin nuk pritet të ketë takim me kreun e LVV-së.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?