Prishtinasi kapet duke përdorur ujin e pijshëm për të ujitur një plantacion të tërë (VIDEO)

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU Prishtina” ka hasur në një keqpërdorim të rëndë të ujit të pijshëm në fshatin Bardhosh, ku një banor është kapur duke përdorur ujin e pijshëm për të ujitur një plantacion të tërë.
“Kjo është e papranueshme, më shumë se e neveritshme, për jo njerëzore, mos të flasim fare. Në Bardhosh, Plantacion i madh, u zbulua tash nga inspektorët tanë duke e ujitur tërësisht me ujë të pijshëm, nga fillimi e deri në fund”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina në Facebook.
KRU Prishtina ka zhvilluar aksion javëve të fundit për luftimin e kyçjeve ilegale dhe keqpërdorimit të ujit të pijshëm. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?