Presidenti maqedonas: Organizatorët e tubimeve në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen për ide shoviniste

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka dënuar organizimet e tubimeve në Tetovë dhe Çair ku pjesëmarrës ishte edhe presidenti i Kosovës, Albin Kurti.
Pendarovski tha se “janë shkelur dispozitat ligjore për përdorimin e flamurit, himnit shtetëror, flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit”.
Ai apeloi që organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura për rastin në fjalë.
“Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste shtetërore paraqet ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat bazë të Marrëveshjes Kornizë si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik. Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në këtë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë të kryejnë procedurat e parapara”, shkroi Pendarovski. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?