Policit që u vra mbrëmë i ishte djegur lokali në vitin 2021

Policit që u vra mbrëmë në Kaçanik, i ishte djegur lokali në vitin 2021, mirëpo Prokuroria thotë se nga hetimet e deritashme nuk është gjetur ndërlidhje mes këtyre dy rasteve.
Kjo është konfirmuar nga Kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, në konferencën për media. Ai tha se as për rastin e vitit 2021, nuk dihen kryerësit.
“Është një rast që ka ndodhur më 2021, e saktë është që është djegur lokali i rreshterit në fjalë, por për shkak të kohës së gjatë nuk kemi mundur të ndërlidhim ndonjë motiv, arsye apo shkak që djegia e lokalit do të ndërlidhej me vrasjen. Nuk ka ndonjë lidhshmëri deri më tani që ka të bëjë me lidhjen e këtyre dy rasteve. Deri më tani nuk dihen personat që kanë kryer këtë akt më 2021”, ka deklaruar Çerkini.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?