Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia sekuestron armë në Zubin Potok, shoqërohet një person

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në fshatin Mexhexhi, komuna e Zubin Potokut, ku është zbuluar dhe sekuestruar një sasi e armëve që mbaheshin pa leje.

Ngjarja ka ndodhur të premtën me 16 maj, rreth orës 13:30, ku i dyshuari, një mashkull kosovar, pas kontrollit është ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.

Gjatë kontrollit, janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një armë gjysmë automatike, një pushkë ajrore si dhe katër fishekë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në fshatin Mexhexhi, komuna e Zubin Potokut, ku është zbuluar dhe sekuestruar një sasi e armëve që mbaheshin pa leje.

“Më datë 16.05.2025, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, gjatë zbatimit të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ka kryer kontroll në disa lokale. Gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Fan Noli” në Ferizaj, është kontrolluar i dyshuari S. S, 42 vjeç, në automjetin e të cilit është gjetur një armë zjarri (pistoletë) dhe 10 fishekë. Pistoleta ishte me leje pronësie, por pa leje për mbajtje.

Po ashtu, te i dyshuari E. J, 36 vjeç janë gjetur një kafkë pistolete, një spirale pistolete dhe 7 fishekë.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt, ndërsa armët dhe municionet e gjetura janë sekuestruar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button