Kaloni te përmbajtja kryesore

Peticioni për veriun, Ilir Ibrahimi: Po fuqizojmë Listën Serbe

(Lajm i përditësuar)

Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka shtuar se me peticionin e thirrur për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore, do fuqizohet Lista Serbe.

Tutje Ibrahimi në 21 Drejtpërdrejt ka thënë se vendimi për këtë peticion nuk është në favor të Kosovës.

‘’Nëse shkohet nga rruga e peticionit, ne vet po fuqizojmë Listën Serbe sepse është vetëm Lista Serbe qe mund te organizoj peticione dhe te siguronte që aj të jetë i suksesshëm, pra nuk mendoj që është hap i duhur, dhe nuk mendoj që është ne favor te Kosovës’’, tha Ibrahimi.

 


Peticioni për veriun, Ilir Ibrahimi: Vendim i rrezikshëm

Analisti politik, Ilir Ibrahimi në ”21 Drejtpërdrejt” në RTV21 ka thënë se peticioni i thirrur për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore nuk është zgjidhja e duhur.

Ai tutje ka thënë se ky peticion është i rrezikshëm

‘’Procedurat per të kërkuar një peticioni është një vendim i rrezikshëm për mendimin tim, sepse do mund të zhvillohet në çdo Komunë të Kosovës, dhe jo do ta bënte qeverisjen lokale shume jo stabile dhe të rrezikshme’’, tha Ibrahimi.

Ibrahimi tutje ka shtuar se nëse ”shkojmë nga rruga e peticionit, ne vet po fuqizojmë Listën Serbe”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button