Mbyllja e Klubit të Bizneseve, Ibrahimi: Arsyetimi është se njeri nga themeluesit ka pasaportë të Malit të Zi

Analisti politik, Ilir Ibrahimi në ‘’21 Drejtpërdrejt’’ ka thënë se ende nuk e ka kuptuar vendimin e Ministrisë së Tregëtisë për marrjen e Licensës së Klubit të Bizneseve.
Sipas tij. arsyeja e vetme është se njëri nga themeluesit e këtij Klubi ka pasaportë të Malit të Zi.
‘’Vendim që ende nuk e kuptoj, ne jemi njoftuar para 3 diteve se Licensa jonë do pezullpohet. Arsyetimi është se njeri nga themeluseist ku ne jemi 7 ka pasaportë të Malit të Zi, pra një person që ka pasaportë të Malit të Zi nuk mund të hap biznes në Kosovë”, tha Ibrahimi.
Tutje Ibrahimi tha se lidhur me këtë vendim do i drejtohen Gjykatave relevante, teksa ka shtuar se kjo është ‘’Një luftë e hapur për bizneset private nga Qeveria’’
‘’Së pari do t’i drejtohemisë pari komisionit që e ka marrë këtë vendim dhe më pas do t’i drejtohemi Gjykatave relevante, nuk do ndalemi’’, ka thënë Ibrahimi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?