Kaloni te përmbajtja kryesore

Peci: Intervistimi i Kurtit në Qeveri nga Prokuroria Speciale është një sinjal i nënshtrimit

Lajm i përditësuar

Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 duke folur në lidhje me ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit Kurti në cilësinë e dëshmitarit, ai ka thënë se ftesa e kryeministrisë për intervistimin e Kurtit në ndërtesën e Qeverisë është një absurditet i madh.

“Qfarë më ka bërë përshtypje këtu është ftesa nga kryeministria që kryeministri të intervistohet në ndërtesën e Qeverisë, mendoj se kjo është një absurditet i madh sepse është një lloj sinjali i cili ka të bëjë të nënshtrimit të institucioneve të Prokurorisë Speciale nga një institucion publik qfarë është kryeministria”, tha Peci.

Tutje ai thotë se Qeveria dhe Prokuroria Speciale jan dy pushtete të ndara.

“Këto dy pushtetesh janë komplet të ndara dhe secili e ka punën e vetë në mënyrë të panvarur dhe në këtë rast për mendimin tim është bërë gabim nga ana e kryeministrisë kur është kërkuar që kryeministri të intervistohet në zyret e kryeministrisë sepse ku vendi ku intervistohen krejt dëshmitarët dhe të dyshuarit është prokuroria aty e ka vendin”, tha Peci. /21Media

Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 duke folur në lidhje me sondazhet e partive politike në UBO ka thënë se ndodhë që VV të jetë larg 10% nga partitë tjera.

“Ne kemi pasur edhe sondazhe tjera të cilat kanë pasur rezultate krejt tjera dmth me një diferencë ndoshta 12/13% në raport me VV që është këtu, ndoshta më larg për 10 % për partitë tjera. Do me thënë ne jemi në këtë kohë të sondazheve të cilat nuk jam i sigurtë se si do të përkthehen në vota”, tha Peci. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button