Bajraktari: Shpresoj që Kurti do të reflektojë ta kryejë obligimin ligjor

(Lajm i përditësuar)
Bajraktari: Shpresoj që Kurti do të reflektojë ta kryejë obligimin ligjor
Avokati Ardian Bajraktari në ”Click” të RTV21 duke komentuar mosparaqitjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Prokurorinë Speciale, ku ka qenë i ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në një rast penal tha se shpreson që Kurti do të reflektojë dhe do të dakordohet që të gjendet një moment i përshtatshëm për ta kryer këtë obligim.
”Jam optimist që kryeministri do të reflektojë dhe do të dakordohen që ta gjejnë një moment të përshtatshëm që ky obligim të kryhet në pajtim me përgjegjësitë ligjore që kanë të dyja institucionet”, tha ndër tjera Bajraktari.
Bajraktari: Kryeministri nuk është imun, po ftohet në cilësinë e dëshmitarit
Avokati Ardian Bajraktari në ”Click” të RTV21 ka komentuar mos paraqitjen e kryeministrit, Albin Kurtit në Prokurorinë Speciale për intervistim.
Ai ka thënë se nga ftesa e Prokurorisë Speciale nuk është i liruar askush përfshirë këtu edhe kryeministrin Kurti.
”Afate strikte ligjore nuk ka, ka afate mrena të cilave duhet të përmbyllet votimi që është brenda dy viteve”, tha Bajraktari.
Ai tutje ka shtuar se kryeministri nuk është imun ndaj ftesës së Prokurorisë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?