Pacolli: Pas Kenias paralajmëruam edhe njohje të tjera
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se kishte paralajmëruar që njohja nga shteti i Kenias, të cilën ai e ndau lajmin me të tjerët, do të sillte edhe njohje tjera.
“Ashtu siç e paralajmëruam, njohja nga Kenia, si shtet ndër më të fuqishmit në kontinentin afrikan, nxit një valë njohjesh për vendin tonë. Njohja nga Sudani është lajm fantastik”, ka shkruar ndër tjera Pacolli.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?