Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku për njohjen nga Sudani: Lajm i mirë për të gjithë

Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku, ka mirëpritur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Sudanit, duke thënë se kjo përbën një hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Nënkryetarja e PDK-së ka theksuar edhe se kjo njohje është një lajm i mirë për të gjithë.

”Njohja nga Sudani përbën edhe një hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ky është një lajm i mirë për të gjithë. Rritja e numrit të njohjeve është jetike për konsolidimin e pozitës së Kosovës në skenën globale, dhe ky proces bëhet më i lehtë kur punojmë së bashku me miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button