Osmani po shqyrton mundësitë për t’i kërkuar sqarim Kushtetueses mbi pasojat nëse Kuvendi s’konstituohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke shqyrtuar mundësitë ligjore për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë lidhur me ngërçin e krijuar tash e sa muaj.
Për portalin rtv21.tv Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, ka deklaruar se Presidentja po mendon të kërkojë sqarim nga Kushtetuesja për pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit 30 ditor, të përcaktuar në Aktgjykim.
“Presidentja është duke shqyrtuar mundësitë ligjore për t’iu drejtuar Gjykatës me një kërkesë për sqarim të aktgjykimit Aktgjykimi në rastin nr.KO 124/25*, në mënyrë që të qartësohen pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata (pra brenda 30 ditësh)”, ka deklaruar Kupina.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?