Kaloni te përmbajtja kryesore

OKB: 127 persona mbërritën në Zaporizhzhia nga Mariupoli

127 persona kanë mbërritur në Zaporizhzhia nga uzina e çelikut Azovstal në Mariupol dhe zonën përreth, pas një përpjekjeje të korridorit të evakuimit, sipas një deklarate me shkrim nga Koordinatori Humanitar i OKB-së në Ukrainë Osnat Lubrani.
Një total prej 101 personash, duke përfshirë “gratë, burra, fëmijë dhe persona të moshuar”, u evakuuan nga uzina e çelikut ndërsa 58 të tjerë u bashkuan nga Manhush, një qytet jashtë Mariupolit sipas Lubrani.
“Disa të evakuuar vendosën të mos vazhdojnë me autokolonë drejt Zaporizhzhisë. Gjatë ditëve të fundit, duke udhëtuar me të evakuuarit, kam dëgjuar nëna, fëmijë dhe gjyshërit e dobët të flasin për traumën e të jetuarit ditë pas dite nën granatimet e rënda të pandërprera dhe frikën e vdekjes, dhe me mungesën ekstreme të ujit, ushqimit dhe kanalizimeve. Ata folën për ferrin që kanë përjetuar që nga fillimi i kësaj lufte, duke kërkuar strehim në uzinën Azovstal, shumë të cilët janë ndarë nga anëtarët e familjes, fatin e të cilëve ende nuk e dinë”, ka thënë ai.
Lubrani tha se shpreson që ky operacion evakuimi mund të jetë një “kalim për më shumë operacione të tilla që duhet të ndodhin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button