Kaloni te përmbajtja kryesore

Brand: Gjermania do të vazhdojë ndihmën për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurt priti në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Michael Brand nga Unioni Kristian Demokratik (CDU).
Biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale të Republikës së Kosovës me shtetin gjerman dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen.
Kryeministri Kurti e njoftoi për të arriturat gjatë një viti qeverisje, në veçanti për reformat në fushën e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Deputeti Brand e përgëzoi kryeministrin Kurti për qeverisje të mirë, siç u shpreh ai, në këto kohë të vështira.
Ai tha se Gjermania do të vazhdojë përkrahjen dhe ndihmën për Kosovën në rrugën e saj europiane dhe euro-atlantike.
Kryeministri Kurti shprehu kënaqësinë që takoi, siç tha ai, një mik të mirë dhe të moçëm të Kosovës dhe të popullit tonë.
Ai e falënderoi deputetin Brand për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti dhe deputeti Michael Brand njihen që nga vitet e 90-ta.
Në pranverë 1998 ishin takuar në Prishtinë dhe nga ky takim kanë edhe foto të përbashkëta./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button