Kaloni te përmbajtja kryesore

”Një yll u shua, por la plot dritë”, reagime të shumta pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit

Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit të njohur, Shpat Kasapi, ka prekur thellë publikun dhe kolegët e tij.

Artisti, i cili u nda nga jeta sot në moshën 40-vjeçare, la pas një boshllëk të madh, ku kolegët dhe figurat e njohura jo vetëm të muzikës,  shprehën dhimbjen e tyre me mesazhe prekëse.

Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar pikëllim të madh tek kolegët, fansat dhe gjithë komuniteti artistik, duke lënë një boshllëk të thellë në muzikën shqiptare.

Mes reagimeve, kanë qenë të shumta edhe ato që shprehin lidhje të veçanta personale dhe kujtime të përbashkëta me Shpatin.

Labinot Tahiri – Labi ka reaguar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, duke ndarë dhimbjen dhe duke përkujtuar miqësinë e gjatë me Kasapin.

Reperi Genc Prelvukaj ka reaguar për vdekjen e Shpat Kasapit. Ai përmes Facebookut ka shprhur ngushëllime për familjen dhe shoqërinë e Shpatit.

”Ma bëri shumë të trishtë mengjesin lajmi, që miku im i vjetër Shpat Kasapi, ishte ndarë papritur nga jeta.
Për të fundit herë u pamë një muaj më parë, në studiot tona, kur realizuam disa materiale për të. Si çdoherë pozitiv dhe me shumë edukatë. Mirëpo edhe pse u shua fizikisht në moshën më të mirë, emri dhe zëri i tij do të jetojë në popull për shumë e shumë kohë”, ka shkruar Genci.

 

 

 

Vdekja e tij, e ka tronditur këngëtaren e njohur, Gili e cila përmes rrjeteve sociale ka shprehur ngushëllimet për familjen.

‘’Pusho i qetë në paqe o shpirti i bardhë’’.

 

Këngëtarja Vesa Luma është shprehur e mërzitur për vdekjen e artistit të njohur Shpat Kasapit.

‘’Na trishtove shumë Shpat…ishe një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kam njohur, një djalë fisnik e plotë jetë,ashtu siq i kishe dhe këngët që rriten këtë brez. Dritë pastë shpirti yt,ngushëllime familjes miqëve dhe kolegëve’’.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit të njohur shqiptar Shpat Kasapi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se një “Një yll u shua, por la plot dritë”.

“Një yll u shua, por la plot dritë! Miq, dielli perëndoi përgjithonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit. Ai nga skena e kocertit fluturoi në qiell, por la mbrama dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin.”, shprehet Berisha.

Big Basta u shpreh: “Nuk i besoj ende këtij lajmi të rëndë të gjithë kolegët e dimë çfarë djali i mrekullueshëm ke qenë! Nuk i bënte nona 2 si ti! I sjellshëm dhe zemër të madhe, kurrë nuk dëgjuam diçka të keqe nga ti për askënd”.

Rovena Stefa, shkroi: ”Dhimbje e thellë humbja e mikut tim, kolegut tim të dashur e shpirtbardhë, Shpat Kasapi,”

Edhe Iliriana Sadriu reagoi duke thënë: ⁠”O Zot mëshiroje shpirtin e tij, e ngushëllime gjithë familjes,”.

Arbana Osmanin: ⁠”Lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit… me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra herë. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera,”.

Dhe shumë artistë të tjerë të skenës muzikore kanë ndarë momente të bukura me artistin Shpat Kasapi, duke e kujtuar atë si artist që sillte pozitivitet.

Gjatë karrierës së tij, ai u bë pjesë e shumë festivaleve, përfshirë “Kënga Magjike” dhe “Top Fest”, duke lënë gjurmë me këngët e tij,ikja e tij la një boshllëk në artin dhe skenën muzikore.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button