Hamza për koalicionin e PDK-së me Eman Rrahmanin: Është i qëndrueshëm!

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka treguar zyrtarisht se partia e tij ka lidhur koalicion me Eman Rrahmanin e Listës për Familje.
Ai tha se marrëveshja e arritur është para dhe paszgjedhore, transmeton klankosova.tv.
“Kemi bërë bashkëpunim para dhe paszgjedhor. Ne jemi të hapur gjithmonë. Kemi prurje të reja, të gjinive të ndryshme, finalizuam marrëveshjen me “Listën për Familjen” që është vlerë e shtuar dhe jemi gjithmonë të hapur që në të ardhmen të na bashkëngjiten edhe të tjerë”, tha Hamza.
Nga ana tjetër, Eman Rrahmani tha se me Bedri Hamzën kanë pasur bashkëpunim të ndërsjellë herë pas here, teksa falënderoi atë dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?