Kaloni te përmbajtja kryesore

Nga e hëna kemioterapia jepet në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive

Për shkak të renovimit të katit përdhes të Klinikës së Onkologjisë, kemioterapia nga dita e hënë, 15 janar, do të zhvendoset përkohësisht në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, në hapësirat e QKUK, hyrja nga lagja e Veternikut.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njofton se Shërbimi i Radioterapisë do të funksionojë normalisht në hapësirat e ekzistuese, ndërsa shërbimi 24-orësh, për të hospitalizuarit do të vazhdojë në katin përdhes të ortopedisë së vjetër, aty ku ishte zhvendosur rreth tre muaj më parë.

Me renovim të tërësishëm të Klinikës së Onkologjisë, investim nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK, do të krijohen kushte moderne për trajtim të pacientëve dhe stafin që ofron këto shërbime.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button