Kaloni te përmbajtja kryesore

Egnatia vazhdon shkëputjen si lider, mposht Skënderbeun

Ka përfunduar ndeshja interesante mes Egnatias dhe Skënderbeut, e vlefshme kjo për xhiron e 19 të Superligës së Shqipërisë.

Pas plot 90’ minutave lojë në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, Egnatia e ka mposhtur Skënderbeun me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Fernando Medeiros, i cili i siguroi fitoren vendasve në minutën e 60’.

 

Me pikët e reja, Egnatia vazhdon shkëputjen si lider i tabelës, ku tani ka 40 pikë, tetë sosh më shumë se vendi i dytë, Partizani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button