Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndërtimtaria në Zvicër, ”Për momentin në dorë e kanë shqiptarët”

Muharrem Gashi nga Gjakova dhe Faik Lipovica nga Kamenica merrën me blerjen, ndërtimin dhe shitjen e objekteve të banimit në Zvicër.
Për RTV21 Gashi dhe Lipovica kanë folur për punën e tyre, e cila i ka hapur dyert për shumë shqiptarë.

Muharrem Gashi, që ka biznesin e tij në Zvicër, ka thënë se puna e ndërtimtarisë në Zvicër, ka mbetur në duar të shqiptarëve.

”Ndërtimtaria në Zvicër është mirë, është një prej numër 1, sidomos për shqiptarët e kanë marrë shumë, jem shumë të kënaqur dhe punojmë shumë me shqiptarë dhe sidomos më së shumti me shqiptarë jemi duke punu kohëve të fundit. Zvicrranët shumë e kanë lëshu për momentin në dorë e kanë shqiptarët, kah të shikosh domethanë veq shqiptarë sheh duke punuar në ndërtimtari domethanë sa i përket prej fillimit e deri në përfundim të objektit”, tha Gashi ndër tjera.

Gashi tutje ka shtuar se sipas ligjit, me liberalizimin e vizave ata nuk mund të marrin punëtorë nga Kosova, ani pse kanë interes për rritjen e stafit.

”Sipas ligjit nuk munden, por besojmë se ja bajmë diqysh se na duhet me i marrë, interes kemi. Besoj se po, duhet me ba njëfarë ligji se kem nevojë për ta”, tha Gashi.

Gashi ka treguar se ai ka investuar edhe në Kosovë, ku ka të punësuar 35 punëtorë.

”35 puntorë janë të punësuar, unë kisha thanë që çdo shqiptar është mirë me investu në atë mundësinë e vet sa të mundet”, deklaroi Gashi.

Faik Lipovica nga Kamenica, njohës i çështjeve të ndërtimtarisë në Zvicër për RTV21 ka folur për punën që ai e bënë atje.

”Kam shume angazhime si të them, kam angazhime në të gjitha lamitë, si prej planeve, ndërtimit dhe dhënies së punëve”, tha Lipovica.

Në rrëfimin e tij ai tutje ka shtuar se ”kemi patjetër të bëjmë sigurimin e çdo objektit,siç shihet këtu thurrja e objektit, sigurimi i kranit do të thotë të gjitha duhet patjetër t’i kemi se nuk mund të vazhdojmë me punën”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button