Kaloni te përmbajtja kryesore

NATO-ja diskuton për Kosovën të enjten

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s do të diskutojnë të enjten për situatën në Kosovë, pas sulmit nga grupi paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e NATO-s ministrat e Mbrojtjes të shteteve anëtare do të takohen sot dhe nesër në Bruksel. Më 12 tetor [nesër], do të diskutohet për Kosovën.

NATO-ja po ashtu do të diskutojë edhe për Ukrainën, zhvillimet në Lindjen e Mesme pas konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit dhe dëmtimin e gazsjellësit në Finlandë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button