Brenda qytetit të Gazës: Një lagje e shkatërruar dhe radhë për bukë

(Lajm i përditësuar)
Brenda qytetit të Gazës: Një lagje e shkatërruar dhe radhë për bukë
Një përshkallëzim shumë i rrezikshëm ka pasur mbrëmë në pjesën veriore të qytetit të Gazës.
Qindra sulme ajrore shkatërruan një lagje, sipas një autoriteti lokal atje. Më shumë se 50 njerëz u vranë gjatë natës, shumica prej tyre civilë.
OKB-ja po përpiqet të strehojë 200,000 njerëz të zhvendosur – kjo është rreth 10% e popullsisë në Rripin e Gazës.
Njerëzit janë pa energji elektrike, ujë dhe ushqim. Ata janë në radhë në furrat e bukës ku marrin sasi të vogla ushqimi. Bankat japin shuma të vogla parash, kurse pompat e karburanteve sasi të vogla karburanti.
Ministri i Shëndetësisë tha se të gjitha qendrat mjekësore dhe spitalet do të mbeten pa ilaçe brenda 24 orëve.
Trupat izraelite të grumbulluara në kufirin e Gazës ‘gati për të ekzekutuar misionin’
Ushtria izraelite thotë se qindra mijëra trupa janë afër kufirit të Gazës “gati për të ekzekutuar misionin që na është dhënë”
Izraeli pritet të nisë së shpejti një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës – thotë se misioni është të “sigurohet që Hamasi të mos ketë asnjë kapacitet ushtarak”.
Numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200 – ndërsa më shumë se 900 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.
Presidenti i SHB-sw, Joe Biden e ka përshkruar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit – i nisur të shtunën – si një “akt të së keqes së plotë”.
Detajet e një masakre në një fshat izraelit kanë dalë – me një gjeneral izraelit që flet për foshnjat e vrarë në dhomat e tyre të gjumit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?