Murati: Numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë në Kosovë po rritet
Numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës, kështu tha Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka pretenduar se këtë po e shohin në të gjitha sektorët.
“Numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës. Këtë e shohim pothuajse në të gjithë sektorët – duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia”, ka shkruar Murati.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?