Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident mes katër automjeteve në rrugën Prishtinë – Podujevë, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident mes katër automjeteve në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës.

“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, tha Ahmeti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button