Kaloni te përmbajtja kryesore

MPB: Qendrat për regjistrim të automjeteve në katër komunat veriore do të punojnë edhe të shtunën

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se qendrat për regjistrim të automjeteve në katër komunat veriore do të punojnë edhe nesër.

Ky vendim sipas ministrisë erdhi për shkak të flkusit të shtuar të qytetarëve të cilë po i konvertojnë targat në RKS.

“Nesër me datë 04.11.2023 (e shtunë), do të punojnë Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në katër komunat veriore.Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë qytetarët e komunitetit serb që të shfrytëzojnë mundësinë e regjistrimit të veturave me targa RKS, duke shfrytëzuar edhe lehtësirat financiare sipas vendimit të Qeverisë.”, thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës më 30 tetor mori vendim që të lejojë e regjistrimin e veturave nga targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa nga data 1 nëntor 2023 deri me 1 dhjetor 2023./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button