Kaloni te përmbajtja kryesore

Deputetja ballafaqon Kurtin me një fjalim të vjetër, Kurti: Përpjekje për të bërë dokumentar për mua

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ia ka lëshuar Kurtit në seancën e Kuvendit një incizim me kushtet që Kurti i kishte vendosur për t’iu kthyer dialogut me Serbinë dhe një fjalim të vitit 2011 për “Zajednicën”.

Kurti në replikë i tha se kjo më shumë po duket “si një orvatje për një film dokumentar për mua. Më keni thirrë për të raportuar për takimin e 26 tetorit në Bruksel. Raportova për krejt çka duhet. Isha shumë respektues dhe i sjellshëm. Fjalimi që e lëshuat është para datës 8 mars 2011. Të sugjeroj t’i gjesh ato të viteve 2006-2007 – janë më të forta. Unë kam kundërshtuar edhe komunat mbi baza etnike mbi planin e Ahtisarit”.

Kurti tha se kjo është trashëgimia e opozitës aktuale dhe se i duhet të merret me të “jo nga dëshira, por nga detyra”.

Kurti tha se fjalimet e tij të mëparshme tregojnë se “qysh është dashur me qenë ndryshe arkitektura e shtetit të Kosovës”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button