Kaloni te përmbajtja kryesore

Mjeku që e përcolli Hashim Thaçin, flet për bisedën mes tyre

Specialisti i hematologjisë, Adriatik Berisha sot ishte i ftuar në programin e mëngjesit ‘’Për ditë të Mbarë’’, në RTV21.

Berisha gjatë intervistës me theks të veçantë foli për trajtimin e trombozës në aspektin hematologjik, ku ndau informacione të rëndësishme për shkaqet, pasojat dhe mënyrat e parandalimit të kësaj sëmundjeje,

‘’Tromboza prek dy lloje enësh të gjakut, venat dhe arteriet, të dyja e kanë rrezikshmërinë e vetë’’, tha ndër tjera Berisha.

Faktorët që ndikojnë në shkaktimin e trombozës, sipas Berishës janë ‘’lëndimet që shkaktohen nga aksidentet, stili i jetës, sasia e lartë e yndyrave’’.

Veç këshillave që Berisha i ndau për shikuesit e RTV21, ai në fund të intervistës u pyet edhe për  vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Klinikën Interne të QKUK-së, ku u takua me babain e tij tashmë të ndjerë.

Berisha kur u përshëndet me ish-presidentin Thaçi, me të përfunduar vizita në një moment u përball e masa strikte të sigurisë nga ana e sigurimit të Gjykatës Speciale,

‘’Ka kureshtje se çka i the në vesh Hashim Thaçit?’’ ishte pyetja që e mori Berisha.

‘’Ka qenë kënaqësi me sjell në Kosovë pas 4 refuzimeve me i pa prind, ka qenë veç një përshëndetje dhe falënderime nga të dy anët për shkak të respektit’’, tha Berisha.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button