Deliu-Kodra: Takimi me Osmanin s’duhet të jetë vetëm i ftuar, por hap drejt zgjidhjes së krizës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra për RTV21 tha se shpreson që takimi i nesërm me presidenten, Vjosa Osmanin s’do të jetë takim vetëm i ftuar, por të ketë në thelb tejkalimin e krizës institucionale.
“Në radhë të para është i rëndësishëm fakti që për ftesën e PDK-së, nesër me datë 15 do ta kemi takimin me presidenten Osmani. Është mirë që pjesëmarrja është konfirmuar nga të gjithë. Ky takim shpresoj të prodhoj dalje nga ky ngërç nga i cili ndodhet Kosova. Shpresoj që s’do të jetë takim vetëm i ftuar, por të ketë në thelb tejkalimin e krizës institucionale. Mbetet të shihet, por pritjet janë që të kemi dalje nga kriza politike…”, tha Deliu-Kodra./RTV21/21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?